Tunizi - Gannushi: Veprimet e Presidentit Said janë antikushtetuese

Rashid Al-Gannushi, Kryetari i Parlamentit tunizian dhe udhëheqës i Lëvizjes Nahda, tha se Presidenti Kays Said po përpiqet të kthejë një dekadë të punës së palodhur nga tunizianët që luftonin për reforma demokratike.

1683545
Tunizi - Gannushi: Veprimet e Presidentit Said janë antikushtetuese

Rashid Al-Gannushi, Kryetari i Parlamentit tunizian dhe udhëheqës i Lëvizjes Nahda, tha se Presidenti Kays Said po përpiqet të kthejë një dekadë të punës së palodhur nga tunizianët që luftonin për reforma demokratike.

Në një artikull të publikuar në “The New York Times” me titullin "Vendi ynë kishte një diktaturë, ne nuk mund të kthehemi në të", Gannushi vuri në dukje se Presidenti Said duke cituar Kushtetutën më 25 korrik, ka shkarkuar Kryeministrin, ka pezulluar punën e Parlamentit për 30 ditë, ka hequr imunitetin e të gjithë deputetëve, ndërsa i ruajti të gjitha kompetencat e ekzekutivit dhe gjyqësorit.

"Said po përpiqet të kthejë dhjetë vjet punë të palodhur nga tunizianët që luftojnë për reforma demokratike. Unë mendoj se veprimet e tij janë antikushtetuese dhe kërcënojnë demokracinë e Tunizisë", tha ai.

Duke vënë në dukje se "Pranvera Arabe" në Tunizi i dha fund diktaturës gati gjysmë shekullore, kushtetuta e vitit 2014 u vlerësua si kushtetuta më bashkëkohore në botën arabe.

"Por sot, (kushtetuta) po copëtohet nga Said. Presidenti thotë se vendimet e tij janë të përkohshme dhe për të arritur paqen sociale në vend. Përkundrazi, vendimet e Said janë në manualin e vendosjes së një regjimi diktatorial", tha ai .

“Hapat e presidentit synojnë të gjithë demokracinë tuniziane”, bëri të ditur Gannushi, ndërsa tha se hapa të tillë duhet të dënohen me një përgjigje të qartë dhe të fortë nga bashkësia ndërkombëtare."

Ai tha se vendi i tij më parë kishte arritur të thyejë shumë dilema përmes dialogut kombëtar dhe i bëri thirrje Presidentit Said të hyjë në një proces të tillë.

 


Lajme të ngjashme