Yoshihide Suga: S'ka asnjë lidhje mes Tokio 2020-s dhe rritjes së rasteve me COVID-19 në Japoni

Japonia ka hedhur poshtë pretendimet për një lidhje mes Lojërave Olimpike Verore – Tokio 2020 dhe rasteve me tendencë rritje të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1682723
Yoshihide Suga: S'ka asnjë lidhje mes Tokio 2020-s dhe rritjes së rasteve me COVID-19 në Japoni

Kryeministri Yoshihide Suga deklaroi gjatë një konference për shtyp se ai nuk shihte asnjë një lidhje midis rritjes rekord të rasteve në ditët e fundit dhe Lojërave Olimpike të Tokios, të hapura më 23 korrik.

“Ne po zbatojmë masa antivirus që zvogëlojnë trafikun njerëzor dhe përfshijnë kontrolle më të rrepta kufitare për të ndaluar përhapjen e pandemisë nga të huajt. Unë mendoj se nuk ka asnjë lidhje”, theksoi Yoshihide Suga.

Numri më i madh i rasteve që nga fillimi i epidemisë në Japoni u zbulua të enjten (29 korrik 2021). Infektimet ditore në shkallë vendi u rritën për herë të parë mbi 10 mijë.

Vdekjet për shkak të virusit në Japoni arritën në 15 mijë e 188 dhe numri i rasteve në 904 mijë e 36, kurse 539 persona po trajtohen për COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.



Lajme të ngjashme