SHBA – Pentagoni kërkon nga stafi i tij të vaksinohet kundër Covid-19

Departamenti i Mbrojtjes (Pentagon) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u ka kërkuar të gjithë personelit ushtarak dhe civil të marrin vaksinën kundër llojit të ri të koronavirus (Covid-19).

1682822

Zyra e shtypit e Pentagonit tha në një deklaratë me shkrim se Departamenti po lëviz shpejt për të përmbushur angazhimin e Presidentit Joe Biden për të mposhtur Covid-19.

"Sipas udhëzimeve të Presidentit, të gjithë personelit ushtarakë dhe civilë të Departamentit të Mbrojtjes do t'u kërkohet të vaksinohen. Stafi që nuk mund ose nuk dëshiron ta bëjë këtë do të duhet të mbajë maska, të respektojë rregullat e distancës fizike, të respektojë kërkesën për të pasur teste të rregullta dhe i nënshtrohen kufizimeve zyrtare të udhëtimit", thuhet në deklaratë.

Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi dje se plani i tij i veprimit kundër rasteve të Covid-19, i cili është rritur javët e fundit, detyron miliona punonjës federalë që të vaksinohen ose të mbajnë maska, të bëjnë teste javore dhe të mbajnë distancën sociale.

Biden gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Mbrojtjes që të shtojë vaksinën antiCovid në listën e vaksinimeve të detyrueshme që anëtarët e ushtrisë duhet të bëjnë, tha Shtëpia e Bardhë.

Lajme të ngjashme