BE-ja, Britania, Hungaria dhe Serbia shprehin ngushëllime për vdekjet në zjarret pyjore në Turqi

Bashkimi Evropian (BE), Serbia, Britania dhe Hungaria kanë publikuar mesazhe ngushëllimi lidhur me zjarret në pyjet e Turqisë.

1682877
BE-ja, Britania, Hungaria dhe Serbia shprehin ngushëllime për vdekjet në zjarret pyjore në Turqi

Bashkimi Evropian (BE), Serbia, Britania dhe Hungaria kanë publikuar mesazhe ngushëllimi lidhur me zjarret në pyjet e Turqisë.

Delegacioni i BE-së në Turqi postoi në llogarinë e tij në Twitter se ishte shumë i pikëlluar nga zjarret në pyje në pjesë të ndryshme të Turqisë.

"Ne shprehim ngushëllimet tona për të afërmit e atyre që humbën jetën në zjarre dhe ekipet që luftojnë për të shuar zjarrin. BE-ja ndan dhimbjen e Turqisë", thuhet në mesazhin e BE-së.

Sipas Ministrisë së Jashtme turke ministri i Jashtëm serb Nikola Selakoviq telefonoi ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu mbrëmë për të shprehur ngushëllimet e tij për zjarret në vazhdim në pjesë të ndryshme të Turqisë.

Ambasadori hungarez në Ankara Matis gjithashtu postoi në llogarinë e tij në Twitter se lajmet dhe fotot nga Manavgat, Marmaris dhe gjetkë ishin shumë të trishtueshme dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën nga zjarret dhe Turqisë.

Matis falënderoi gjithashtu ata që punuan për shuarjen e zjarreve.

Chilcott, ambasadori britanik në Ankara në llogarinë e tij në Twitter shprehu keqardhjen e thellë kur dëgjoi dhe pa ndikimin shkatërrues që kishin pasur zjarret pyjorë në Turqi.

"Mendimet dhe lutjet tona janë me të prekurit nga këto zjarre dhe shërbimet e urgjencës që rrezikuan jetën e tyre për të ndihmuar ata në nevojë", tha ai.

 


Lajme të ngjashme