Azerbejxhani pranon thirrjen e Rusisë për armëpushim, ndërsa Armenia bën shkeljen e saj

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se vendi i saj kishte pranuar thirrjen e palës ruse për një armëpushim në kufirin me Armeninë, por Armenia vazhdoi sulmet e saj duke mos e respektuar atë.

1681574
Azerbejxhani pranon thirrjen e Rusisë për armëpushim, ndërsa Armenia bën shkeljen e saj

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se vendi i saj kishte pranuar thirrjen e palës ruse për një armëpushim në kufirin me Armeninë, por Armenia vazhdoi sulmet e saj duke mos e respektuar atë.

Azerbajxhani ka pranuar një thirrje nga pala ruse për një armëpushim në orën 10:00 të mëngjesit me kohën lokale, tha Ministria në një deklaratë, ndërsa pavarësisht thirrjes, Armenia vazhdoi sulmet e saj ndaj pozicioneve azerbajxhanase.

"Pala armene vazhdon të përkeqësojë situatën dhe të gjuajë mbi pozicionet tona duke përdorur tanke shtesë dhe mortaja 120 milimetra," thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në një deklaratë tjetër të Ministrisë së Jashtme të Azerbejxhanit u vu në dukje se Ushtria Azerbajxhanase po vazhdon me masat e saj drejt hapave provokues të iniciuar nga Forcat e Armatosura të Armenisë në drejtim të Kelbecerit.

“Hapat e nevojshëm janë ndërmarrë gjithashtu për të neutralizuar pozicionet e sulmit të Armenisë”, bëhet e ditur në deklaratë.

"Ne i bëjmë thirrje udhëheqjes ushtarake dhe politike të Armenisë të përmbahet nga provokimi dhe përkeqësimi i qëllimshëm i situatës në kufirin shtetëror midis dy vendeve dhe të fillojë negociatat për civilizimin e kufijve shtetërorë", bëhet e ditur në deklaratë.

Deklarata nënvizoi se raportet për dëmtimin e pretenduar të zonave civile në Armeni ishin të pabaza dhe plotësisht mashtruese, duke shtuar se Armenia ishte fajtor për përshkallëzimin e tensioneve përgjatë kufirit.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi këtë mëngjes se dy ushtarë azerbajxhanas u plagosën kur trupat armene hapën zjarr mbi pozicionet e Azerbajxhanit në kufirin midis dy vendeve në drejtim të Kelbecer.

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë pretendoi se tre nga ushtarët e saj u vranë dhe dy u plagosën në përleshjet.

 


Lajme të ngjashme