BE-ja arrin objektivin e vaksinimit antiCOVID të 70% të popullsisë së rritur me të paktën një dozë

Bashkimi Evropian njoftoi të martën se në korrik është arritur objektivi i vaksinimit të 70% të popullsisë së rritur me të paktën një dozë të vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1681136
BE-ja arrin objektivin e vaksinimit antiCOVID të 70% të popullsisë së rritur me të paktën një dozë
İspanya aşılama.jpg

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, deklaroi se 57% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç është plotësisht e vaksinuar duke marrë të dyja dozat.

Mes të tjerash, ajo theksoi nevojën për të vazhduar procesin e vaksinimit.

“Varianti «Delta» është shumë i rrezikshëm. Prandaj nxis me forcë të gjithë ata që kanë mundësi të vaksinohen, ta bëjnë një gjë të tillë për shëndetin e tyre dhe për të mbrojtur dhe të tjerët. BE-ja do të vazhdojë të sigurojë vaksina. Unioni e ka mbajtur fjalën e tij. Objektivi ynë ishte të mbrojmë 70% të të rriturve në BE me të paktën një dozë deri në korrik. Sot ne e kemi arritur këtë objektiv, 57% e të rriturve tashmë gëzon mbrojtjen e plotë të një vaksinimi të dyfishtë. Këto shifra e vendosin Evropën mes liderëve botërore. Ne ecëm shumë mirë me vaksinimet, por duhet të vazhdojmë përpjekjet tona”, u shpreh Von der Leyen

Sipas të dhënave më të fundit nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), 84% e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë vaksine në Maltë, e cila ka shkallën më të lartë të vaksinimit, ndërsa në Bullgari kjo normë mbetet në 18,5%, më e ulëta në BE.

Malta pasohet nga Danimarka me 83,7%, Holanda me 83,5%, Belgjika me 82,7% dhe Finlanda me 78,9%.

Pas Bullgarisë, shkalla më e ulët e vaksinimit u regjistrua në Rumani me 31,1%, Letoni me 44%, Kroaci me 47%, Sllovaki me 47,9% dhe Slloveni me 49,7%.

Administrata e Bashkimit Evropian e njoftoi synimin e vaksinimit të 70% të popullsisë së rritur në fund të prillit dhe në fillim të korrikut shpërndau vaksina të mjaftueshme në shtetet anëtare.



Lajme të ngjashme