Zjarr në kampin e myslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Në kampin e refugjatëve në qytetin Cox Bazar në Bangladesh, ku jetojnë myslimanët e Arakanit (Rohinga), ra zjarr.

1678391
Zjarr në kampin e myslimanëve të Arakanit në Bangladesh

Në kampin e refugjatëve në qytetin Cox Bazar në Bangladesh, ku jetojnë myslimanët e Arakanit (Rohinga), ra zjarr.

Komisioneri i Refugjatëve në Bangladesh, Shah Rezwan Hayat, në një deklaratë për agjencinë turke të lajmeve Anadolli (AA) tha se një zjarr shpërtheu në një nga çadrat në kampin numër 9 të kampit të refugjatëve Balukhali në Cox Bazar, për shkak të tubit që përdorej për të gatuar ushqim.

Hayat deklaroi se ndërkohë që zjarri u përhap në çadrat e tjera, më shumë se 20 çadra u bën shkrumb e hi.

Duke deklaruar se tendat që janë bërë të papërdorshme do të zëvendësohen sa më shpejt që të jetë e mundur, Hayat deklaroi se një refugjat mysliman, i cili u plagos lehtë nga zjarri, u dërgua në spital për kurim.

Nga ana tjetër, sipas lajmeve të mediave lokale, në kamp u dogjën 63 çadra.

Ndërkohë që 5 persona u plagosën duke u përpjekur të shuanin zjarrin, bëhet e ditur se nuk ka informacion për disa fëmijë.

Në zjarrin që shpërtheu në kampin e refugjatëve Balukhali në 23 mars të këtij viti, 28 persona vdiqën, të paktën 40 u plagosën, 10 mijë strehimore u shkatërruan dhe 55 mijë refugjatë u prekën nga fatkeqësia.

Pas gushtit të vitit 2017, numri i njerëzve që u arratisën nga shtypja dhe persekutimi në Arakan dhe u strehuan në Bangladesh ishte rritur në 900 mijë.



Lajme të ngjashme