Kinë - 25 persona të vdekur, 7 të zhdukur nga përmbytjet

Të paktën 25 persona humbën jetën dhe 7 persona rezultojnë të zhdukur për shkak të përmbytjes së shkaktuar nga shirat e mëdha në provincën Hinan të Kinës.

1678326
Kinë - 25 persona të vdekur, 7 të zhdukur nga përmbytjet

Përmbytja që pasoi shirat e mëdha të djeshme në Hinan ka shkaktuar humbje jetësh.

Deri tani ekipet e kërkimit-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupat e pajetë të 25 personave, ndërsa më shumë se 160.000 njerëz janë vendosur në zona të sigurta.

Për shkak të katastrofës natyrore 200.000 njerëz janë detyruar të zhvendosen

Qeveria lokale e Xhingxhou në një deklaratë me shkrim u shpreh se ishte shumë e vështirë për të kontrolluar përmbytjen dhe niveli i katastrofës është përshkruar si "jashtëzakonisht i lartë".

Në Hinan, ku ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ujit dhe avaritë në transport kanë ndodhur në shumë rajone për shkak të shirave, kanë dalë nga shtrati 46 lumenj.

Në deklaratën e bërë nga Byroja e Meteorologjisë së Xhingxhou thuhet se në 3 ditë në qytet janë regjistruar 617 milimetra reshje, dhe ky është niveli më i lartë i 60 viteve të fundit.

Kostoja e përmbytjeve, të cilat kanë dëmtuan më shumë se 9 mijë hektarë tokë bujqësore, për ekonominë e vendit llogaritet në 11,3 milion dollarë.



Lajme të ngjashme