Bregu Perëndimor – Pushtuesit civilë hebrenj sulmojnë palestinezët në Tubas dhe Nablus

Pushtuesit civilë hebrenj rrahën 3 palestinezë dhe hapën zjarr mbi automjetin e një palestinezi tjetër në qytetet Tubas dhe Nablus të Bregut Perëndimor të okupuar.

1666048
Bregu Perëndimor – Pushtuesit civilë hebrenj sulmojnë palestinezët në Tubas dhe Nablus

Siç bëjnë të ditur burimet lokale, një grup pushtuesish hebrenj keqtrajtoi dhe rrahu 3 të rinj palestinezë banorë të Tubas, në lindje të fshatit Teyasir.

Mësohet se të rinjtë palestinezë viktima të dhunës së kolonëve hebrenj u dërguan në Spitalin Shtetëror Turk të Tubas.

Kurse Gassan Daglas, përgjegjës i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO ose OÇP) për Dosjet e Njësive të Banimit të Hebrenjve, tha në një deklaratë se një tjetër grup pushtuesish civilë hebrenj hapi zjarr mbi automjetin e një palestinezi të quajtur Yusuf Fayyad Devabshe, afër fshatit Duma, në jug të Nablusit.

Daglas theksoi se xhamat e automjetit janë thyer si pasojë e sulmit, i cili – fatmirësisht – nuk ka shkaktuar humbje jete.

Sipas të dhënave të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), që nga fillimi i vitit e deri më datë 21 maj janë regjistruar 154 agresione ndaj pronave të palestinezëve dhe 66 sulme me pasojë lëndime të lehta dhe plagosje të rënda.



Lajme të ngjashme