Uzbekistani njofton vendimin për t'u anëtarësuar në Këshillin Turk

Uzbekistani njoftoi të martën vendimin e tij për t'u bërë shtet anëtar i Asamblesë Parlamentare të Vendeve Turqishtfolëse (TURKPA), organizatë që njihet gjerësisht edhe si Këshillit Turk.

1662851
Uzbekistani njofton vendimin për t'u anëtarësuar në Këshillin Turk

Nënkryetari i Parë i Senatit të Uzbekistanit, Sodiq Safoyev, priti në zyrën e tij një delegacion të TURKPA-së me përfaqësues të Kazakistanit, Kirgizisë dhe Turqisë, nën drejtimin e deputetit Ismet Uçma të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga zona elektorale e Stambollit.

Gjatë takimit, palët diskutuan situatën e marrëdhënieve ndërmjet shteteve anëtare të Këshillit Turk dhe Uzbekistanit, si dhe çështjet e lidhura me zhvillimin e bashkëpunimit midis Parlamentit uzbek dhe TURKPA-së.

Si kryesues i delegacionit të Këshillit Turk, Ismet Uçma vuri në pah se Uzbekistani ka një vend të posaçëm në botën turke sot ashtu si edhe në të kaluarën, ndërsa theksoi aspiratën e TURKPA-së për t'i zhvilluar marrëdhëniet me Uzbekistanin në çdo fushë.

Nga ana tij, Sodiq Safoyev nënvizoi se Uzbekistani gjithashtu i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me Këshillin Turk dhe se Parlamenti uzbek, në këtë kontekst, synon t'i zhvillojë më tej marrëdhëniet e tij me TURKPA-në.

Duke theksuar se vendi i tij ka në plan të bëhet një shtet anëtar i TURKPA-së në një të ardhme shumë të afërt, Safayev tha: “Uzbekistani ka vendosur të bëhet anëtar i TURKPA-së.”



Lajme të ngjashme