Tunizi – Lideri i Ennahda kërcënohet me vdekje

Lëvizja Ennahda në Tunizi ka paralajmëruar për kërcënimin e vrasjes me atentat të udhëheqësit të saj, Rashid al-Ghannouchi, i cili është gjithashtu Kryetari i Parlamentit.

1655917

Në deklaratën e bërë nga lëvizja, thuhet se forcat e sigurisë e kanë informuar Ghannouchi për një kërcënim terrorist që parashikon vrasjen e tij me atentat dhe bëhen paralajmërime lidhur me kërcënime serioze ndaj sigurisë së Ghannouchi.

Riyad al-Shuaybi, këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të Tunizisë Rashid al-Gannouchi, tha në një deklaratë të enjten në mbrëmje se ata kishin marrë informacion nga zyrtarët e sigurisë për një kërcënim serioz me atentat kundër Ghannouchi. Shuaybi vuri në dukje se autoritetet do të forcojnë masat për të mbrojtur Ghannouchi.

Rashid al-Gannushi, i cili ka qenë Kryetar i Parlamentit në Tunizi që nga 13 nëntori 2019, është një nga personalitet më të njohura të opozitës gjatë periudhave të Habib Bourguiba (1956-1987) dhe udhëheqësit të rrëzuar Zeynel Abidin bin Ali (1987-2011)

Pas 20 vitesh në internim, Ghannouchi u kthye në Tunizi më 14 janar 2011 gjatë procesit të Pranverës Arabe.

Lajme të ngjashme