BE-ja rrit buxhetin e ndihmave për vendet kandidate në mbi 14 miliardë euro

Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur buxhetin e përgjithshëm në 14 miliardë e 162 milionë euro për mandatin e tretë që mbulon periudhën 2021-2027 (IPA III) të Mjetit të Ndihmës Para-Anëtarësimit për vendet kandidate të tilla si Turqia.

1650956
BE-ja rrit buxhetin e ndihmave për vendet kandidate në mbi 14 miliardë euro

Institucionet e Bashkimit Evropian (BE) kanë vendosur buxhetin e përgjithshëm në 14 miliardë e 162 milionë euro për mandatin e tretë që mbulon periudhën 2021-2027 (IPA III)Mjetit të Ndihmës Para-Anëtarësimit për vendet kandidate të tilla si Turqia.

Sipas Komisionit Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian (PE) kanë rënë dakord mbi fondet e IPA III në periudhën 2021-2027 që do t'u sigurohen vendeve kandidate Turqisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe kandidatëve të mundshëm, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova.

Buxheti i BE-së do të sigurojë një total prej 14 miliardë e 162 milionë euro mbështetje financiare për këto vende gjatë një periudhe 7-vjeçare.

IPA III do të mbështesë këto vende për të përmbushur kriteret e tyre të anëtarësimit përmes reformave gjithëpërfshirëse.

Një qasje e orientuar drejt politikave do të ndiqet në mënyrë strategjike dhe dinamike në shpërndarjen e fondeve.

IPA III do të përqendrohet në sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave thelbësore.

Gjithashtu do të inkurajohen reformat për përforcimin e institucioneve demokratike, reforma e administratës publike, qeverisjes ekonomike dhe konkurrencës.

Fondet IPA III do të shpërndahen sipas përparësive tematike. Burimet e IPA nuk do të ndahen si fondet të periudhës paraardhëse të bazuara sipas vendit.

Vendet që përmbushin pritjet dhe bëjnë përparim drejt përparësive do të shpërblehen në mënyrë fleksibile.

Konsensusi ndërmjet institucioneve të BE-së duhet të ratifikohet zyrtarisht nga Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian pas kësaj faze.

Rreth 4.5 miliardë euro i ishin dhënë Turqisë gjatë periudhës IPA I në vitet 2007-2013 dhe 4.4 miliardë euro gjatë periudhës IPA II në 2014-2020.



Lajme të ngjashme