Mbyllet shkolla e FETO-s në Togo

Si rezultat i nismave të Turqisë në vendin e Afrikës Perëndimore, Togo, është mbyllur një shkollë e organizatës terroriste Fethullahiste (FETO).

1650383
Mbyllet shkolla e FETO-s në Togo

Ministri i Punëve të Jashtme i Togos, Integrimit Afrikan dhe Togoianët Jashtë Shtetit, Robert Dussey u takua të Ankara me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çauşoğlu).

Pas takimit të dy ministrat mbajtën në Ministrinë e Jashtme turke një konferencë të përbashkët për mediat.

Dussey tha se si rrjedhojë e nismave të Turqisë në vendin e tij (Togo) është mbyllur një shkollë e FETO-s.

Me mbështetjen e Turqisë dhe punën e stafit të fondacionit “Maarif” nxënësit e kësaj shkolle në vitin e ri akademik do të marrin një arsim të mrekullueshëm, shtoi Dussey.

Ai njoftoi se Togo do të hapë ambasadë në Ankara.

Ministri i Jashtëm i Togos i ftoi biznesmenët turq në vendin e tij. Shpresoj që brenda këtij viti të organizojmë në Lome Ditën Turqi-Togo, ku biznesmenët turq do të kenë mundësi të njihen me mundësitë që ofron Togo.



Lajme të ngjashme