Mbreti i Jordanisë: Shkeljet izraelite kërcënojnë sigurinë dhe nxisin ekstremizmin

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II tha të premten se shkeljet e Izraelit kundër palestinezëve "kërcënojnë sigurinë, ushqejnë ekstremizmin dhe forcojnë gjuhën e urrejtjes".

1639728

Këtë deklaratë mbreti jordanez e bëri në fjalën drejtuar samitit "Thirrja Christchurch" për luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit ndërkombëtar, organizuar përmes teknologjisë vizuale të komunikimit (videkonferencë), njoftoi Këshilli Mbretëror i Jordanisë.

Mbreti Abdullah paralajmëroi se dhuna që rezulton nga shkeljet serioze të kryera nga Izraeli kundër xhamisë së bekuar Al-Aqsa në Jerusalemin Lindor të okupuar dhe kundër palestinezëve kërcënojnë stabilitetin dhe sigurinë, ushqejnë ekstremizmin dhe promovojnë gjuhën e urrejtjes.

Mosarritja e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në çështjen -palestinezo-izraelito do të sillte pasoja të padëshirueshme, shtoi mbreti i Jordanisë.  

Lajme të ngjashme