Palestinë – Mbi 100 mijë palestinezë falën namazin e bajramit në Xhaminë Al-Aksa

Më shumë se 100.000 myslimanë falën namazin e bajramit në Xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar nga Izraeli.

1638830
Palestinë – Mbi 100 mijë palestinezë falën namazin e bajramit në Xhaminë Al-Aksa

Më shumë se 100.000 myslimanë falën namazin e bajramit në Xhaminë Al-Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar nga Izraeli.

Palestinezët në Jerusalemin Lindor edhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër u dyndën në Xhaminë Al-Aksa për faljen e namazit të bajramit.

Palestinezët kanë mbushur plotësisht xhaminë, e cila u sulmua nga policia izraelite në ditët e fundit të Ramazanit.

Më shumë se 100.000 njerëz shkuan në Xhaminë Al-Aksa për të falur namazin e Bajramit, tha Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit në një deklaratë me shkrim.

Pas lutjeve të Bajramit, myslimanët palestinezë falën namazin e xhenazes në mungesë për të gjithë dëshmorët.

Më vonë, disa palestinezë demonstruan në zonën midis Xhamisë së Kibles dhe Xhamisë Kubetu Sahra.

Myslimanët ngritën flamuj palestinezë dhe brohoriti "Liri", "Le të sakrifikohet gjaku ynë për ty, O Aksa".

Xhamia Al-Aksa, kibla e parë e myslimanëve që ndodhet në Jerusalemin Lindor të okupuar, ishte në objektiv të sulmeve të policisë izraelite në ditët e fundit të Ramazanit.

Më 7 maj, 205 njerëz u plagosën dhe disa palestinezë u arrestuan kur policia izraelite sulmoi myslimanët në Xhaminë Al-Aksa me bomba shurdhuese dhe plumba gome gjatë lutjeve.

Mijëra palestinezë qëndruan roje në xhami më 10 maj për të parandaluar hebrenjtë fanatikë që të sulmonin Al-Aksanë.

Policia izraelite sulmoi palestinezët që qëndronin roje me plumba gome, bomba shurdhuese dhe gaz lotsjellës, duke plagosur më shumë se 330 njerëz.

 


Lajme të ngjashme