Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare ndaj sulmeve të Izraelit

Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa dhe Gazë vazhdojnë të protestohen në vende të ndryshme të botës.

1637850
Vazhdojnë reagimet ndërkombëtare ndaj sulmeve të Izraelit
al aqsa 2.jpg

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtmet ë Pakistanit, Zahid Hafiz Çavdri tha se sulmet e Izraelit brenda dhe jashtë kompleksit të xhamisë Al-Aksa dhe plagosja e palestinezëve të pafajshëm është në kundërshtim me të gjitha normat njerëzore.

Jerusalemi Lindor është një pjesë e territorit të pushtuar palestinez, thekson Çavdri në mesazhin e tij në Twitter.

Kurse kongresmenia amerikane, Ilhan Omar i ka cilësuar si “akt terrorist” sulmet ajrore të Izraelit në Gaze me pasojë martirizimin e civilëve palestinezë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pengaton), John Kirbi reagoi ndaj raketave të hedhura nga Gaza drejt Izraelit, por la pa përgjigje pyetjet e gazetarëve për dhunën izraelite.

Nënat e Srebrenicës, të cilat janë përballur me gjenocid në luftën 1992-1995 në Bosnjë-Hercegovinë dhe kanë humbur të afërmit e tyre në këtë luftë, u kanë dhënë mbështetje të plotë nënave palestineze, të cilat po kalojnë momente mjaft të vështira këto ditë.

“Ndajmë dhimbjen tuaj. Ashtu si edhe më parë, bota hesht dhe bën sehir ato që ndodhin. Ftojmë institucionet ndërkombëtare që të ndalojnë gjenocidin dhe tiraninë e Izraelit”, thotë Shoqata e Nënave të Srebrenicës në një mesazh që ka publikuar në llogarinë zyrtare në median sociale.

Zëvendësministri i Jashtëm i Venezuelës, Yvan Gil postoi një mesazh në llogarinë e tij zyrtare në Twitter për të dënuar sulmet ajrore të Izraelit në Gazë dhe Xhaminë Al-Aksa.

“Ata që e shpallin veten mbrojtës të të drejtave të njeriut kur bëhet fjalë për të sulmuar demokracitë e njerëzve, thjesht heshtin përpara gjenocidit! Le të ndalet masakra tani!!", shkruan Gil në postimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me fotografi nga sulmet ajrore të Izraelit ne Gazë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Meksikës lëshoi një mesazh përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter për të shprehur shqetësimin e saj të rëndë në lidhje me përshkallëzimin e dhunës në rajon.

"Meksika shpreh shqetësimin e saj të madh në lidhje me përshkallëzimin e dhunës që po përjetohet sot në Jerusalem dhe Gazë, si dhe në vende të tjera, dhe bën thirrje për frenim nga të gjitha palët dhe për të shmangur dëmtimet e mëtejshme të popullatës civile."

Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në Jerusalemin Lindor janë protestuar edhe në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Turma e mbledhur në sheshin Pariser, që ndodhet para Portës së Brandenburgut, mbante në duar deviza dhe pankarta ku shkruhej “Nuk ka nevojë të jesh mysliman për t’u ngritur në këmbë për Gazën, mjafton të jesh njeri” dhe flamuj palestinez.

Sulmet e Izraelit ndaj palestinezëve në Jerusalemin Lindor dhe përballja e palestinezëve me kërcënimin e nxjerrjes me forcë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheik Jarrah të Jerusalemit Lindor janë protestuar në të gjithë Turqinë.

protestën e organizuar para Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në Stamboll nga dega e Stambollit e Shoqatës Rinia e Anadollit (AGD) u kënduan pjesë nga Kurani.

Protestuesit mbanin në duar flamuj palestinez dhe turk dhe hodhën slogane si: “Ej Al-Aksa, të qoftë hallall jeta jonë, gjaku ynë”, “Poshtë Izraeli”.

Kryetari i degës së shoqatës AGD në Stamboll, Yunus Genç në fjalimin që mbajti në protestë tha se xhamia Al-Aksa është vija e kuqe e myslimanëve.

Kurse në qytetin Elazığ u organizua nga sindikata “Memur-Sen” një autokolonë për të protestuar sulmet e Izraelit në xhaminë Al-Aksa. Në automobilat që morën pjesë në kolonë kishte flamuj palestinez dhe turk.

Me mijëra banorë të Malatya-s u mblodhën mbrëmjen e të hënës për të reaguar ndaj sulmeve të ushtarëve izraelitë kundër palestinezëve në Al-Aksa dhe shprehën mbështetjen e tyre për popullin palestinez me autokolonën që krijuan.

Sulmet e policisë izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa u protestuan në qytete të ndryshme të Turqisë.

 


Lajme të ngjashme