Siri – Sulme terroriste në Cerablus, vdes 1 fëmijë

Në sulmet terroriste me bomba që kanë ndodhur njëkohësisht në dy vende të ndryshme të provincës Cerablus në veri të Sirisë ka vdekur 1 fëmijë dhe janë plagosur 20 civilë.

1629740
Siri – Sulme terroriste në Cerablus, vdes 1 fëmijë

Bombat e vendosura në një motoçikletë dhe automobil civil u aktivizuan në të njëjtën kohë në qendër të Cerablusit, një provincë e pastruar nga terrori me operacionin “Mburoja e Eufratit”.

Sipas përcaktimeve të para, si pasojë e këtyre sulmeve me bomba ka humbur jetën 1 fëmijë dhe janë plagosur 20 civilë.

Të plagosurit u transportuan në spitalet e Cerablusit.

Ka shqetësime për rritjen e numrit të viktimave dhe të plagosurve.

Forcat vendore të sigurisë, që këqyrën vendin e ngjarjes, dyshojnë se sulmi është kryer nga organizata terroriste YPG/PKK.

 


Lajme të ngjashme