Presidenti i Çadit, vritet në një konflikt të armatosur

Humbën jetën Presidenti i Çadit, Idris Debi, i cili u plagos gjatë një përleshjeje të përjetuar në front.

1624932
Presidenti i Çadit, vritet në një konflikt të armatosur

Humbën jetën Presidenti i Çadit, Idris Debi, i cili u plagos gjatë një përleshjeje të përjetuar në front.

Në deklaratën e bërë nga ushtria e Çadit, bëhet e ditur se Debi u plagos në një përleshje me kryengritësit në vijën e parë të frontit dhe më pas humbi jetën.

Deklarohet që në vend të Idris Debit, këshilli ushtarak i udhëhequr nga djali i tij gjeneral Mahamat Kaka do të marrë përkohësisht udhëheqjen e vendit.

Debi, 68 vjeç, i cili gjithashtu fitoi zgjedhjet presidenciale të vendit në 11 prill, ka qeverisur vendin që nga viti 1990, kur ai erdhi në pushtet me partinë e tij, Lëvizjen Nacionalçlirimtare.

Disa liderë të opozitës kishin bërë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve.



Lajme të ngjashme