Flota detare ruse vazhdon stërvitjen ushtarake në detin e Zi

Sipas deklaratës së bërë nga Flota Detare e Rusisë, më shumë se 20 anije luftarake po zhvillojnë stërvitje në detin e Zi brenda kornizës së organizimeve të trajnimit dhe inspektimit gjatë periudhës së dimrit.

1624990

Në stërvitje marrin pjesë edhe avionët luftarakë "Su-25CM3" dhe sistemet e tjera ajrore.

Deklarohet se më shumë se 50 aeroplanë luftarakë në Rajonin Ushtarak në Jug të Rusisë janë vendosur në Krime, të cilën Rusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu kështe njoftuar më 6 prill se forcat ushtarake ruse filluan inspektimet mbi gatishmërinë për luftë dhe bëri të ditur se stërvitjet taktike do të mbahen në poligone në rajone të ndryshme të vendit.

Ai kishte bërë të ditur se në kudër të planit të trajnimit të lartpërmendur, në prill do të zhvillohen 4 mijë e 48 stërvitje ushtarake.

Lajme të ngjashme