Biseda telefonike Putin-Aliyev, në fokus Karabaku Malor

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike.

1618097
Biseda telefonike Putin-Aliyev, në fokus Karabaku Malor

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Kremlini (Pallati Presidencial i Rusisë) në bisedë u shqyrtua gjendja në Karabakun Malor.

Në bisedë u konsultuan në detaje çështjet në lidhje me vendosjen e paqes dhe sigurisë në rajon, zhvillimin ekonomik të rajonit dhe rikrijimin e lidhjeve të transportit.

Ndërkohë që në bisedë u morën në konsideratë edhe rezultatet e takimit të një dite më parë në Moskë ndërmjet Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, u ra dakord në lidhje me aktivizimin në nivele të ndryshme të kontakteve.

 


Lajme të ngjashme