Azerbajxhan – Presidenti Aliyev takon kreun e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, priti të premten presidentin e Asamblesë 75. të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir.

1618093
Azerbajxhan – Presidenti Aliyev takon kreun e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkir

Siç bën të ditur Presidenca e Azerbajxhanit përmes një komunikate të shkruar, gjatë takimit të zhvilluar në kryeqytetin Baku të vendit, Ilham Aliyev tërhoqi vëmendjen mbi padrejtësinë në shpërndarjen e vaksinave kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në shkallë botërore.

Duke u ndalur edhe mbi ngjarjet në Karabakun Malor, Aliyev rikujtoi se monumentet historike, fetare dhe kulturore të Azerbajxhanit janë shkatërruar nga armenët gjatë periudhës së okupimit.

Aliyev kërkoi që organizatat ndërkombëtare dhe posaçërisht Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), e cila merret drejtpërdrejt me këto çështje, të shkojnë në rajon dhe të shohin shkatërrimin me sytë e tyre.

Ndërsa Volkan Bozkir u shpreh krenar që vizitoi Azerbajxhanin si president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Pasi foli me lëvdata për nismat e Azerbajxhanit pranë OKB-së në kuadër të luftës kundër pandemisë dhe për suksesin e tij gjatë presidencës së radhës së Lëvizjes së të Paangazhuarve, Bozkir theksoi se po i ndjekin me kujdes të gjitha çështjet e përmendura nga Presidenti Aliyev.



Lajme të ngjashme