Tunizia i bën thirrje BE-së për të luftuar migracionin e parregullt

Tunizia i bëri thirrje Bashkimit Evropian (BE) të zhvillojë një qasje gjithëpërfshirëse për të përfshirë probleme të tilla si papunësia dhe varfëria, të cilat qëndrojnë në themel të fenomenit të imigracionit të parregullt.

1615655
Tunizia i bën thirrje BE-së për të luftuar migracionin e parregullt

Presidenca tuniziane lëshoi një deklaratë me shkrim pas takimit të Presidentit Kais Saied me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili kishte shkuar për kontakte zyrtare në Tunis.

Në takim u bisedua për zhvillimin e një partneriteti strategjik midis Tunizisë dhe Bashkimit Evropian (BE) në fushat e ekonomisë, arsimit të lartë dhe teknologjisë, dhe luftën kundër efekteve të llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në ekonomi.

Said bëri thirrje për një qasje gjithëpërfshirëse që të përfshijë probleme të tilla, si: papunësia dhe varfëria, të cilat qëndrojnë në themel të fenomenit të migrimit të parregullt.

Nga ana e tij, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel deklaroi se vizita e tij u krye në kontekstin e forcimit të miqësisë midis Bashkimit Evropian dhe Tunizisë, vendosjen e një dialogu për çështje me interes të përbashkët dhe rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për procesin e demokratizimit në Tunizi.

Michel gjithashtu bëri thirrje për një nxitje të bashkëpunimit midis palëve përmes promovimit të rolit të të rinjve në shoqëri dhe forcimit të solidaritetit shoqëror.



Lajme të ngjashme