Kriza për pagesën e vaksinave të Pfizer në Izrael, pezullohet dërgesa e 700 mijë dozave

Në Izrael pati problem në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

1615948
Kriza për pagesën e vaksinave të Pfizer në Izrael, pezullohet dërgesa e 700 mijë dozave

Në Izrael pati problem në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Sipas lajmit të gazetës “Jarusalem Post”, kompania farmaceutike amerikane Pfizer pezulloi dërgimin e vaksinave në Izrael.

Deklarohet se Izraeli nuk ka paguar ende për 2.5 milionë dozat e fundit të vaksinës. Dërgesa me 700 mijë doza vaksine, e cila pritej të dorëzohet në vend të dielën, u shty për më vonë.

Kurse radioja e ushtrisë deklaroi se autoritetet e Pfizer e shohin Izraelin si “republika e bananes”.

Ndërkaq nga autoritetet zyrtare të Izraelit nuk ka ardhur ndonjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.

Vaksinat dhe kriza e pagesës vlerësohet si një tension në lidhje me krijimin e qeverisë.



Lajme të ngjashme