Kombet e Bashkuara i kërkojnë SHBA-së të udhëheqë planin global të vaksinimit

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, deklaroi të martën se për t‘i dhënë fund pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) nevojitet një plan global i vaksinimit dhe kërkoi nga SHBA-ja që të udhëheqë këtë plan.

1611346
Kombet e Bashkuara i kërkojnë SHBA-së të udhëheqë planin global të vaksinimit

Kjo deklaratë e Guterres erdhi gjatë një videokonference me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Ndërkohë që gazetarët ishin ende të pranishëm në videokonferencë, shefi i OKB-së vuri në pah se ka mirëpritur përpjekjet e administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhje shumëpalëshe të problemeve globale.

Ai tha se SHBA-ja i ka dërguar tërë botës një mesazh shprese me rikthimin e saj në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, ndërsa pjesëmarrja e saj në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është tregues i rëndësishëm i solidarësisë në luftën kundër pandemisë.

Pasi tërhoqi vëmendjen mbi nevojën e një plani global të vaksinimit për t‘i dhënë fund pandemisë së COVID-19, sekretari Guterres vijoi me këto fjalë: “SHBA-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Unë u propozova shteteve anëtare të G20-s formimin e një task-force emergjente për zhvillimin dhe koordinimin e këtij plani, por është e pamundur që kjo të arrihet pa një udhëheqje efektive amerikane.”

 


Lajme të ngjashme