Vazhdon të rritet numri i të vrarëve në protesta kundër grushtit të shtetit në Mianmar

Numri i të vdekurve nga ndërhyrja e armatosur nga forcat e sigurisë në protestat kundër grusht shtetit ushtarak në Mianmar dhe ndalimi i anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 459.

1610237
Vazhdon të rritet numri i të vrarëve në protesta kundër grushtit të shtetit në Mianmar

Numri i të vdekurve nga ndërhyrja e armatosur nga forcat e sigurisë në protestat kundër grusht shtetit ushtarak në Mianmar dhe ndalimi i anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 459.

Një raport ditor nga Agjencia e Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmar (AAPP) konfirmoi 36 viktima të tjera në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të paktën 459.

Është vërejtur se 2.559 njerëz u arrestuan në vend, ndërsa 119 persona të tjerë në kërkim janë fshehur.

Ndërkohë, përplasjet midis ushtrisë së Mianmarit dhe Unionit Kombëtar Karen (KNU), një grup i armatosur që i përket grupit etnik Karen, vazhduan edhe dje.

Rreth 3.000 civilë janë larguar nga zonat e banuara në rrethin Hpapun të provincës Karen si rezultat i sulmeve ajrore ushtarake të Mianmarit.

Dje, shtatë njerëz vdiqën dhe 11 u plagosën si pasojë e zjarrit të vënë në një ndërtesë nga ushtria në Mandalay.

Ndërkohë, Japonia dënoi me forcë përdorimin e forcës nga ushtria dhe policia e Mianmarit kundër civilëve gjatë protestave paqësore që organizohen pas grusht shtetit të 1 shkurtit.

Ministri i Jashtëm Motegi Toshimitsu vuri në dukje pushkatimin e civilëve, trajtimin çnjerëzor të të burgosurve dhe presionet e rrepta mbi aktivitetet e shtypit, duke theksuar se kjo bie në kundërshtim me çështjen e 'rëndësisë së demokracisë' të shpallur zyrtarisht nga ushtria e Mianmarit.

"Përdorimi i municionit luftarak në protesta paqësore nuk mund të tolerohet. Ushtria e Mianmarit duhet të kujtojë se ushtria është organizata që mbron jetën e njerëzve nga kërcënimet e jashtme. Qeveria e Japonisë bën thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të dhunës ndaj civilëve, lirimin e udhëheqësit ‘de facto’ të vendit dhe ministrrn e Jashtme Aung San Suu Kyi dhe rivendosjen e menjëhershme të demokracisë në Mianmar" bëri të ditur Toshmitsu.



Lajme të ngjashme