SHBA – Blinken: U tmerruam nga gjaku i derdhur prej forcave të sigurisë së Mianmarit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi të shtunën se janë të tmerruar nga ndërhyrja e forcave të sigurisë në Mianmar ndaj demonstratave kundër grushtit të shtetit duke vrarë më shumë se 100 njerëz.

1609896
SHBA – Blinken: U tmerruam nga gjaku i derdhur prej forcave të sigurisë së Mianmarit

“Ne u tmerruam nga gjaku i derdhur prej forcave të sigurisë së Mianmarit. Junta po sakrifikon jetën e njerëzve për t'i shërbyer pakicës”, vlerësoi Blinken përmes një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social “Twitter”.

Pasi u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të atyre që humbën jetën si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë, shefi i diplomacisë amerikane deklaroi se populli guximtar i Mianmarit e hodhi poshtë sundimin terrorist të ushtrisë.

Rikujtojmë se 114 persona humbën jetën nga ndërhyrja e armatosur e forcave të sigurisë vetëm gjatë protestave të ditës së shtunë kundër puçit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë në Mianmar.



Lajme të ngjashme