Mario Draghi: Emigracioni, lufta antiterrorizëm e Unioni Doganor janë hapësira bashkëpunimi Turqi-BE

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, deklaroi të mërkurën se emigracioni, lufta antiterrorizëm dhe Unioni Doganor janë hapësira bashkëpunimi të rëndësishme ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

1607761
Mario Draghi: Emigracioni, lufta antiterrorizëm e Unioni Doganor janë hapësira bashkëpunimi Turqi-BE

Ky vlerësim i shefit të Romës zyrtare erdhi gjatë një fjalimi që ai mbajti në Senat, dhoma e lartë e Parlamentit të Italisë, përpara Samitit të Liderëve të BE-së më 25-26 mars, rreth pozicionit të vendit të tij lidhur me çështjet që do të diskutohen brenda Unionit.

Duke bërë me dije se në samitin e liderëve, krahas marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Rusisë, do të trajtohen gjithashtu situata në Mesdheun Lindor dhe ardhmëria e marrëdhënieve BE-Turqi, Draghi tha se Këshilli Evropian do të marrë për bazë raportin e paraqitur në dhjetor 2020 nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.

Ai vuri në pah dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare të Unionit se duhet të fokusohen tek “agjenda pozitive” në marrëdhëniet BE-Turqi.

“BE-ja duhet të punojë mbi propozime konkrete për një agjendë pozitive, e cila inkurajon një dinamikë konstruktive për sa i përket stabilitetit rajonal. Me fjalë të tjera, është e lehtë të nxitësh pikëpamje të kundërta. Do të ishte shumë më mirë të ndërtoheshin marrëdhëniet e së ardhmes. Ekzistojnë shumë çështje ku është i rëndësishëm ky qëndrim pozitiv. Çështjet e emigracionit, antiterrorizmit dhe Unionit Doganor janë hapësira bashkëpunimi”, u shpreh Kryeministri italian, Mario Draghi.



Lajme të ngjashme