Destrojeri më i madh kinez u afrohet për herë të parë brigjeve japoneze

Destrojeri kinez “Tip 055”, i klasës “Renhai” dhe i pajisur me predha/raketa të drejtuara, bëri lundrimin e tij të parë pranë brigjeve të Japonisë.

1605070
Destrojeri më i madh kinez u afrohet për herë të parë brigjeve japoneze

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Japonisë përmes një komunikate të shkruar, flota ushtarake kineze që përfshin edhe destrojerin “Tip 055”, i është afruar Japonisë duke kaluar përmes ngushticës perëndimore të Cushimës.

Ajo shton se flota, e cila gjithashtu përfshinte një fregatë, lëvizi më pas në drejtim të detit të Japonisë duke kaluar nga ngushtica mes rajonit japonez të Kiushus dhe gadishullit Korean.

Ministria theksoi se luftanija e konsideruar si “destrojeri më i madh i marinës kineze”, u diktua për herë të parë në afërsi të brigjeve japoneze.

Sipas transmetuesit publik “NHK”, flota kineze mori drejtimin verior pa hyrë në ujërat territoriale japoneze dhe pa paraqitur ndonjë kërcënim për elementët e marinës japoneze.

Agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo” raportoi se destrojeri kinez “Tip 055”, i cili u vu në shërbim për herë të parë në janar 2020, është i pajisur me radar të përparuar dhe me sisteme të lëshimit të raketave me qitje vertikale, të raketave lundruese me rreze veprimi të gjatë dhe të raketave kundëranije.



Lajme të ngjashme