SHBA – Biden thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë në krizat rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i bëri thirrje të enjten Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të veprojë në lidhje me krizat rajonale si ato në Mianmar, Etiopi, Libi, Siri dhe Jemen.

1604583
SHBA – Biden thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë në krizat rajonale

Siç bën të ditur Zyra e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Biden realizoi një mbledhje virtuale me përfaqësuesit e përhershëm të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë mbledhjes, Biden theksoi lidershipin global të SHBA-së, besnikërinë e saj ndaj vlerave dhe riforcimin e marrëdhënieve me organizatat ndërkombëtare të tilla si Kombet e Bashkuara.

Duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët globalë dhe institucionet shumëpalëshe për t'i dhënë fund pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), për të përmirësuar sigurinë globale shëndetësore dhe për të siguruar hyrjen e vendeve në një proces të rimëkëmbjes ekonomike të barabartë dhe të qëndrueshëm, presidenti amerikan gjithashtu shprehu synimin e vendit të tij për t'iu bashkuar zyrtarisht Grupit të Miqve të OKB-së për Klimën dhe Sigurinë.

“Pasi shprehu falënderimet për udhëheqjen e përfaqësueses së përhershme të SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, gjatë presidencës amerikane të radhës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Biden tha se Këshilli duhet të veprojë në lidhje me krizat rajonale si ato në Mianmar, Etiopi, Libi, Siri dhe Jemen”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.



Lajme të ngjashme