Drejtor i ri i CIA-s, William J. Burns

William Burns, ish-diplomati kandidat i Presidentit Joe Biden për postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), mori dritën jeshile nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

1604433
Drejtor i ri i CIA-s, William J. Burns

William Burns, ish-kandidatit diplomat i Presidentit Joe Biden për postin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) mori dritën jeshile nga Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në votimin verbal që u bë në seancë, Burns arriti të sigurojë një shumicë të mjaftueshme për të drejtuar CIA, dhe ai është drejtori i parë nga sfera diplomatike, pasi më parë ka mbajtur postin e nënsekretarit të shtetit.

Burns mori vota në masë të madhe po aq sa nga demokratët, edhe nga republikanët.

Në një seancë të mëparshme në Senat, Burns e kishte quajtur Kinën "rivalen më të madhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës", dhe se ai do të ndërmerrte hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Burns ka shërbyer si ambasador i ShBA në Aman (1998-2000) dhe Moskë (2005-2008).

Ai mbajti pozicionin e nënsekretarit të Shtetit nga 2011 në 2014, viti kur edhe doli në pension.

Që nga viti 2014 ai drejton fondacionin për paqen ndërkombëtare “Carnegie”

Pritet që Burns të punojë në harmoni me qasjen e administratës Biden në politikën e jashtme amerikane "së pari diplomacia".



Lajme të ngjashme