SHBA i propozon Turqisë të mirëpresë takimin për finalizimin e marrëveshjes së paqes në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ata do t'i kërkojnë Turqisë të mirëpresë takimin e radhës për përfundimin e marrëveshjes së paqes në Afganistan.

1596954

Blinken i dërgoi një letër Presidentit afgan Mohammad Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, Kryetarit të Këshillit Suprem Afgan për Pajtimin Kombëtar, duke u ofruar propozime për bisedimet e paqes.

Në letrën e tij drejtuar udhëheqësve afgan Blinken shkruan se “Gjatë javëve të ardhshme do të kërkojnë nga Turqia të mirëpres bisedimet për përfundimin e marrëveshjes së paqes”.

Duke kujtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) planifikojnë të tërhiqen plotësisht nga Afganistani deri më 1 maj, në letër vihet në dukje se mbështetja financiare për ushtrinë afgane do të vazhdojë pas tërheqjes, por mbretërojnë shqetësimet për sigurinë e vendit dhe se talibanët mund të shfrytëzojnë rastin për të fituar territor.

“Presidenti i SHBA-së Joe Biden gjithashtu u kërkoi Presidentit Ghani dhe Kryetarit të Këshillit Suprem Afgan për Pajtimin Kombëtar Abdullah Abdullah që të përshpejtojnë bisedimet e paqes”, thuhet në letër, në të cilën renditen edhe propozimet për procesin e paqes.

Lajme të ngjashme