Arabia Saudite raportoi për sulme ndaj objekteve të kompanisë “Saudi Aramco”

Arabia Saudite ka raportuar sulme ndaj portit Ras Tanura dhe objekteve të kompanisë “Saudi Aramco”, një nga portet më të mëdha në botë për dërgesat e naftës.

1597118
Arabia Saudite raportoi për sulme ndaj objekteve të kompanisë “Saudi Aramco”

Arabia Saudite ka raportuar sulme ndaj portit Ras Tanura dhe objekteve të kompanisë “Saudi Aramco”, një nga portet më të mëdha në botë për dërgesat e naftës.

Agjencia zyrtare e lajmeve “SPA”, citoi zyrtarët e Ministrisë së Energjisë, të cilët deklaruan se në sulmin me dron të kryer dje në mëngjes në rajonin Ras Tanura nuk kishte viktima.

Sulmi synoi portin Ras Tanura, një nga portet më të mëdha të naftës në botë, thuhet në lajm, duke theksuar se në mbrëmje, një raketë balistike sulmoi objektet e “Aramco” në qytetin Zahran në lindje të vendit.

“Shrapnela të raketës balistike të përdorur në sulm ranë në vendbanimin, ku jetojnë mijëra zyrtarë dhe familjet e tyre që punojnë në objektet e ‘Aramco’”, thuhet në lajmë, ndërsa bëhet e ditur se në këtë sulm nuk kishte viktima.

“Sulmet paraqesin shkelje të të gjitha ligjeve dhe zakoneve ndërkombëtare”, bëhet e ditur në lajm, ndërsa u bëhet thirrje vendeve dhe organizatave ndërkombëtare në botë që të ngrihen përpara sulmeve të tilla që synojnë sigurinë dhe dërgesat e naftës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite Turki Al-Maliki tha se sulmet ndaj portit Ras Tanura dhe objektet e Aramco në qytetin Zahran ishin zmbrapsur.

Yahya es-Seri, një zëdhënës ushtarak i huthëve të mbështetur nga Irani në Jemen, pretendoi se ata po kryejnë një operacion të madh kundër pozicioneve të ndjeshme në brendësi të territorit të Arabisë Saudite.

Seri pretendoi se tetë raketa balistike dhe 14 dronë goditën impiantet e “Saudi Aramco” në portin Ras Tanura dhe caqet ushtarake në qytetet Demmam, Asir dhe Xhazan.



Lajme të ngjashme