Në Rripin e Gazës bie një raketë, vdesin 3 peshkatarë palestinezë

Të paktën 3 peshkatarë palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e një rakete që ka rënë në brigjet e Rripit të Gazës, që vazhdon të përballet me bllokadën izraelite.

1596634
Në Rripin e Gazës bie një raketë, vdesin 3 peshkatarë palestinezë

Kryetari i Sindikatës së Peshkatarëve Palestinezë, Nizar Ayyash tha se një raketë goditi një anije peshkatarësh që ndodhej afër brigjeve jugore të Gazës.

Ai tha se kanë humbur jetën të 3 peshkatarët palestinezë që ndodheshin në anije në momentin e rënies së raketës dhe se nuk kanë dijeni se nga është lëshuar raketa.

Ministria e Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

 


Lajme të ngjashme