Mijëra izraelitë protestuan Netanyahun

Me mijëra izraelitë, në protestat që zhvilluan në qytetet Jerusalem (Kuds), Tel-Aviv dhe Kaysariyye në veri, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Benyamin Netanyahu.

1596560
Mijëra izraelitë protestuan Netanyahun

Sipas lajmit të transmetuesit publik izraelit (KAN) një pjesë e protestuesve që u mblodhën përpara rezidencës së Netanyahut në Jerusalem (Kuds) u sulmuan nga disa mbështetës të kryeministrit.

Edhe në protestat e ngjashme që u mbajtën në qytetet Tel-Aviv dhe Kaysariyye u hodhën slogane kundër korrupsionit të Netanyahut dhe qeverisë së tij. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet "Netanyahu dështove, ik tani", "Netanyahu të vjen erë e keqe, ik tashmë".

Protestat, të cilat zhvillohen përpara zgjedhjeve që do të mbahen në vend më 23 mars, vazhdojnë prej 37 javësh. Në protestat, që ndonjëherë zhvillohen edhe dy herë në javë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit izraelit Netanyahu për shkak të padive për korrupsion që janë ngritur ndaj tij dhe për shkak të qeverisjes së dështuar në menaxhimin e COVID-19.

 


Lajme të ngjashme