Koreja e Jugut flet për aktin heroik të vajzës turke

Media koreanojugore po flet këto ditë për aktin heroik të vajzës 25-vjeçare turke, Rabia Şirin, e cila arriti të shpëtojë nga përdhunimi një vajzë të re koreane dhe ta dorëzojë përdhunuesin në polici.

1596547
Koreja e Jugut flet për aktin heroik të vajzës turke

Më 17 shkurt një burrë tentoi të përdhunonte një vajzë rreth të njëzetave në një qendër biznesi në lagjen Songpa të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Rabia Shirin (Rabia Şirin), një shtetase turke 25 vjeç, e cila punon në një restorant shumë afër vendit të ngjarjes, dhe pronari i saj sapo dëgjuan britmat e vajzës vrapuan për t’i ardhur në ndihmë asaj.

Pas kacafytjeve Shirin arriti ta shpëtojë vajzën koreane nga duart e agresorit të dehur, të cilin e pengoi të largohej dhe e dorëzoi në polici. Përdhunuesi, një burrë rreth të 30-tave, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u vendos në pranga.

Ngjarja zuri një vend të gjerë në media dhe vajza turke është bërë "heroina" e ditës në Korenë e Jugut.

Koreanojugorët e përgëzuan Shirin në komentet e bëra poshtë videos së shpërndarë në mediat sociale për këtë veprim të saj.

Ambasadori turk në Seul, Ersin Erçin e ftoi Shirinin në Ambasadë dhe e përgëzoi atë për këtë akt shembullor.



Lajme të ngjashme