Paria botërore ngushëlloi Turqinë për dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak

Krerët e shteteve dhe qeverive botërore ngushëllojnë Turqinë për dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak.

1595622
Paria botërore ngushëlloi Turqinë për dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak

Krerët e shteteve dhe qeverive botërore ngushëllojnë Turqinë për dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i shprehu ngushëllime Turqisë për ushtarët që ranë dëshmorë nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak në Bitlis.

Presidenti Aliyev në llogarinë e tij në mediat sociale postoi një mesazh drejtuar Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

"Jam thellësisht i trishtuar nga lajmi për rënien dëshmorë të ushtarëve turq nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak. Unë në emër tim dhe popullit të Azerbajxhanit shprehë ngushëllimet juve, familjeve të dëshmorëve, të afërmve të tyre dhe popullit turk, dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Allahu pastë mëshirë", shkruan Aliyev në mesazhin e tij.

Edhe ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov shprehu ngushëllimet e tij për popullin turk në llogarinë e tij në Twitter.

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar i telefonoi Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe shprehur ngushëllimet e tij për ushtarët e rënë dëshmorë.

Ndërkaq edhe Kryeministri turk qipriot Ersan Saner gjithashtu i dërgoi një mesazh Presidentit Erdogan, Zëvendëspresidentit Fuat Oktay dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, duke shprehur keqardhjen e tij të thellë për incidentin.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg telefonoi gjithashtu ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu për të shprehur ngushëllimet e tij, ndërsa tha se NATO-ja solidarizohet me Turqinë.

Presidenti gjeorgjian Salome Zurabishvili i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit Erdogan dhe popullit turk për ushtarët e rënë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit në rrethin Tatvan të Bitlisit.

Edhe ministri i Jashtëm Britanik Dominic Raab dhe ambasadori britanik në Ankara Dominick Chilcotte shprehën keqardhjen e tyre për ushtarët e rënë dëshmorë.

Ministri somalez i Drejtësisë Abdulkadir Mohammed Nur ngushëlloi Turqinë për ushtarët e vrarë në rrëzimin e helikopterit.

Një mesazh tjetër ngushëllimi erdhi edhe nga Shqipëria. Ministrja shqiptare e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka i shprehu ngushëllimet ministrit të Jashtëm Mevlut Çavusoglu për ushtarët e rënë.

Ministri i Jashtëm i Venezuelës Jorge Arreaza gjithashtu shprehu solidaritet me popullin dhe qeverinë turke në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter së bashku me një foto të flamurit turk.

Bagdad Amreyev, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Turk, tha se ata kishin mësuar për lajmin e ushtarëve të rënë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit me një trishtim të madh, ndërsa në mesazhin e tij shkruan: "Në emër të Këshillit Turk dhe tim kërkoj mëshirën e Allahut për ushtarët të cilët ranë dëshmorë në këtë aksident, u shpreh ngushëllime familjeve të tyre dhe kombit vëlla turk, ndërsa të plagosurve u urojë shërim të shpejtë."

Aydin Maruf, ministër për Formacionet Etnike dhe Fetare të Qeverisë Rajonale Kurde në veri të Irakut (KRG) dhe njëherësh anëtar i Bordit Ekzekutiv të Frontit Turkmen Irakian, shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit ushtarak në Bitlis.

Edhe shefat e misioneve të huaja në kryeqytetin Ankara gjithashtu thanë në llogaritë e tyre të mediave sociale se ata ndajnë dhimbjen e popullit turk.

 


Lajme të ngjashme