Kirby: Në sulmin me raketë në bazën ajrore në Irak humbi jetën një civil amerikan

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin e ditës së mërkurë me raketë në Bazën Ajrore Ayn el-Esed në Irak.

1594746
Kirby: Në sulmin me raketë në bazën ajrore në Irak humbi jetën një civil amerikan

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby deklaroi se si pasojë e sulmit të djeshëm me raketë në Bazën Ajrore Ayn el-Esed në Irak, ku janë dislokuar edhe trupat amerikane, një personel civil amerikan me kontratë ka humbur jetën pas një ataku kardiak.

Kirbi bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me sulmin e ditës së mërkurë me raketë në Bazën Ajrore Ayn el-Esed në Irak.

“Dhjetë raketa u lëshuan ndaj bazës ushtarake por asnjë ushtarë nuk mbeti i lënduar. Një kontraktor amerikan i cili po strehohej pësoi një "goditje kardiak" dhe vdiq si pasojë pas një kohe të shkurtër. Forcat irakiane të sigurisë janë në rajon për inspektime dhe kanë filluar një hetim në lidhje me sulmin”, shkroi Kirby.

Ai bëri të ditur se sistemet mbrojtëse raketore dhe të parandalimit të predhave të artilerisë dhe mortajave hynë menjëherë në veprim dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u informua në lidhje me çështjen.

Aeroporti i Erbilit, ku janë vendosur trupat amerikane, pësoi sulme me raketa edhe në 15 shkurt kurse Zona e Gjelbër në Bagdad u sulmua më 22 shkurt.

Nga ana tjetër, ushtria amerikane ndërmori një sulm ajror ndaj një kompleksi që ndodhet në anën siriane të kufirit Siri-Irak, që i përkiste milicëve të mbështetur nga Irani dhe vrau 1 milic iranian.



Lajme të ngjashme