Iran: Qëndrimi i Amerikës është i njëjtë, administrata Biden bëri një fillim zhgënjyes

Said Hatibzade deklaroi se nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ka asnjë ndryshim në politikën kundër Teheranit dhe nënvizoi se qeveria e Presidentit Joe Biden bëri një "fillim që ka krijuar zhgënjim".

1592899
Iran: Qëndrimi i Amerikës është i njëjtë, administrata Biden bëri një fillim zhgënjyes

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Hatibzade deklaroi se nën administrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ka asnjë ndryshim në politikën kundër Teheranit dhe nënvizoi se qeveria e Presidentit Joe Biden bëri një "fillim që ka krijuar zhgënjim".

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit “IRNA”, Hatibzade duke deklaruar në konferencën për shtyp të mbajtur në kryeqytetin Teheran se vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të marrin një vendim kundër Iranit nga Bordi Drejtues i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha: “Duket qartë se Amerika është në rrugën e gabuar. Administrata e Biden ka bërë një fillim zhgënjyes në lidhje me përmbushjen e angazhimeve të veta. Rruga e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tregohet qartë nën Marrëveshjen e Mbikëqyrjes së Sigurisë dhe kjo do të vazhdojë."  

Duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet së pari të përmbushin angazhimet e tyre për t'u përfshirë në marrëveshjen bërthamore, Hatibzade tha: "Ne e kemi njoftuar publikisht qëndrimin e Iranit. Nuk ka pasur asnjë ndryshim në këtë çështje. Rruga e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë çështje duhet të jetë kapërcimi i politikave të gabuara të qeverisë së mëparshme. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë ndryshim në politikat tejet të presionit dhe kundër Iranit."

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Said Hatibzade gjatë prononcimit të tij tha gjithashtu se deri më tani ndërmjet Iranit dhe SHBA nuk ka pasur biseda dypalëshe të drejtpërdrejta.

Edhe Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif vuri në dukje se vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë hapa për të nxjerrë një rezolutë kundër Teheran nga Bordi Drejtues i IAEA.

"Vendet e BE me mbështetjen e SHBA kanë filluar të sillen në gabim me Bordin Drejtues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Unë mendoj se këto iniciativa do të shkaktojnë përkeqësimin e kushteve. Ne u kemi shpjeguar të gjithë anëtarëve të bordit për përkeqësimin e kushteve aktuale. Unë shpresoj që të mbizotërojë bonsensi. Nëse jo, ne kemi zgjidhje të ndryshme."

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi, si rezultat i takimeve gjatë vizitës në Teheran më 21 shkurt, u shpreh se ishte siguruar kompromisi i përkohshëm teknik dhe në këtë kuadër edhe për 3 muaj të tjera do të vazhdojë monitorimi “pa kufizim” i Agjencisë.

Irani, më 23 shkurt u largua nga Protokolli Shtesë, i zbatuar prej vitit 2016 në bazë të Marrëveshjes për Parandalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT), me anë të cilit lëshohen leje speciale të inspektimit në objektet e tij bërthamore.



Lajme të ngjashme