MAD: Rritje e rasteve të ekstremit të djathtë në Forcat e Armatosura të Gjermanisë

Një raport i Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak (MAD) në Gjermani zbuloi se vitin e fundit është shënuar rritje në numrin e çështjeve të hetuara me dyshimin e pranisë së ekstremistëve të djathtë në ushtrinë gjermane.

1589836
MAD: Rritje e rasteve të ekstremit të djathtë në Forcat e Armatosura të Gjermanisë

Sipas raportit vlerësues të vitit 2020, bërë publik nga Komisionarja Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Hogl, rastet e ekstremit të djathtë në ushtrinë e vendit në vitin e kaluar ishin 477, plot 114 më shumë sesa në 2019-n.

Në raport theksohet se mënyra më e shpejtë, më e thjeshtë dhe më efektive për të luftuar kundër rasteve të këtij lloji është rritja e numrit të personelit të MAD-it.

Gjithashtu raporti tërheq vëmendjen se në ushtrinë gjermane ka pamjaftueshmëri gjithnjë e më të theksuar të personelit dhe se mosha mesatare e ushtarëve është rritur dukshëm: nga 30 vjeç që ishte pas shfuqizimit të ligjit për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, në 33 vjeç në vitin 2020.

Pasi konstaton se nevojiten rreth 20 mijë rekrutime për të mbushur këtë vakum në Forcat e Armatosura të Gjermanisë, raporti i Shërbimit të Kundërzbulimit Ushtarak thekson se vetëm 106 nga gjithsej 220 kuadrot e pilotëve të Forcave Ajrore ishin të okupuar, gjë që nënkupton se aviacionit ushtarak gjerman i duhen edhe 114 pilotë të tjerë.



Lajme të ngjashme