Gjendje kaotike në Teksas, 9 milionë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm

Për shkak të ftohtit polar në pjesën e brendshme, qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Teksas rreth 9 milionë njerëz vazhdojnë të kenë probleme me ujin.

1588737
Gjendje kaotike në Teksas, 9 milionë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pijshëm

Për shkak të ftohtit polar në pjesën e brendshme, qendrore dhe jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Teksas rreth 9 milionë njerëz vazhdojnë të kenë probleme me ujin.

Në deklaratën e bërë nga Komisioni i Cilësisë së Mjedisit në Teksas, u njoftua se pavarësisht kthimit të kushteve të motit në normalitet, 8.8 milionë njerëz, që përbëjnë pothuajse një të tretën e popullsisë në këtë shtet, ende nuk kanë qasje në ujë.

Duke vënë në dukje se më shumë se 1200 sisteme publike të ujit në të gjithë shtetin ende nuk janë riparuar, qytetarëve iu kërkua të vazhdojnë të vlojnë ujin e tyre të rubinetit përpara se ta konsumojnë atë.

Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott tha që Garda Kombëtare e Teksasit shpërndau 3.5 milionë shishe ujë gjatë fundjavës.

Deklarohet se problemi i ndërprerjes së energjisë, i cili preku miliona njerëz gjatë javës së fundit, u kapërcye kryesisht në fundjavë, dhe më shumë se 15 mijë njerëz vazhdojnë ende të mos kenë energji.

Për shkak të ftohtit të acartë dhe problemeve në energjinë elektrike në shtet, pati një rritje të tepruar të çmimeve të energjisë elektrike dhe shumë familje dhe pronarë biznesesh janë përballur me fatura të energjisë elektrike në mijëra dollarë.  

Rreth 60 njerëz kanë vdekur në SHBA që nga 11 shkurti për shkak të motit jashtëzakonisht të ftohtë që preku shumë rajone, veçanërisht Teksasin.

 


Lajme të ngjashme