Projektligji që synon myslimanët në Francë miratohet në Asamblenë Kombëtare

Një projektligj i kritikuar si "separatist" për shënjestrimin e myslimanëve në Francë u miratua në Asamblenë Kombëtare.

1585259
Projektligji që synon myslimanët në Francë miratohet në Asamblenë Kombëtare

Një projektligj i kritikuar si "separatist" për shënjestrimin e myslimanëve në Francë u miratua në Asamblenë Kombëtare.

Gjatë votimit projektligji i miratuar u votua me 347 vota "pro", 151 “kundër” dhe 65 deputetë abstenuan.

Me anë të këtij projektligji mundësohet mbyllja e shoqatave fetare që inkurajojnë dhunën ndaj çdo personi ose bëjnë diskriminime për shkak të gjinisë së tyre.

Projektligji, i cili thotë se ata që kërcënojnë, dhunojnë dhe fyejnë zyrtarët publikë për arsye fetare do të dënohen me 5 vjet burg dhe 75.000 euro, parashikon edhe një gjobë prej 3.750 euro për shoqatat fetare që nuk publikojnë burimin e donacioneve më shumë se 10.000 euro të bëra atyre nga jashtë vendit.

Ai mandaton arsimin zyrtar për fëmijët midis moshës 3-16 vjeç por liron mundësinë e shkollimit në shtëpi me lejen e shtetit kur bëhet fjalë për shëndetin ose rrethanat e jashtëzakonshme.

Me anë të projektligjit në fjalë synohen gjithashtu praktika të tilla si poligamia, martesa e detyruar dhe raporti i virgjërisë.

Projektligji, i cili do të debatohet në Senatin e Francës nga 30 marsi, pritet të kthehet në Asamblenë Kombëtare pas një votimi atje.



Lajme të ngjashme