Etiopia bën një deklaratë për “ndërmjetësimin e Turqisë”

Etiopia deklaroi se do të jetë e kënaqur nga roli i ndërmjetësimit që Turqia do të luaj në lidhje me problemin e kufirit që jetohet me Sudanin.

1585142
Etiopia bën një deklaratë për “ndërmjetësimin e Turqisë”

Etiopia deklaroi se do të jetë e kënaqur nga roli i ndërmjetësimit që Turqia do të luaj në lidhje me problemin e kufirit që jetohet me Sudanin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Etiopisë Dina Mufti, në deklaratën e bërë gjatë vizitës në Turqi tha se çështja e kufirit në rajonin FASK, e cila ka sjellë një gjendje të luftës me Sudanin, mund të zgjidhet me rrugë diplomatike.

"Lufta nuk është në rendin tonë të ditës. Nëse nga Turqia do të ofrohej ndërmjetësim, Etiopia do ta mirëpresë atë.", tha Mufti.

Turqia dhe Etiopia, më 15 shkurt, festuan 125-vjetorin e fillimit të marrëdhënieve diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoglu së bashku me Ministrin e Jashtme të Etiopisë, Demeke Mekonnen, me një ceremoni të zhvilluar në 15 shkurt hapi ndërtesën e re të Ambasadës së Etiopisë në kryeqytetin Ankara.



Lajme të ngjashme