Trupi i pajetë i azerbajxhanasit të vrarë në sulmin ndaj anijes “Mozart” u dërgua në Baku

Trupi i pajetë punonjësit azerbajxhanas, Ferman Ismailov ,që ishte pjesë e ekuipazhit të anijes “Mozart”, e cila u sulmua nga piratët në det të hapur në Nigeri, u dërgua në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit.

1571880

Xhenazja e Ismailovit u soll në aeroportin “Stambolli” me një avion të Linjave Ajrore Turke në orët e para të mëngjesit nga Librevil, kryeqyteti i Gabonit.

Pas procedurave përkatëse, në orën 07.30 trupi i pajetë i punëtorit azerbajxhanas u dërgua me avionin e Linjave Ajrore Turke në numër fluturimi TK0332 Stamboll-Baku për tu varrosur në vendlindjen e tij.

Anija e mallrave “Mozart” me flamurin e Liberisë, u sulmua të me 23 janar nga piratët në një pikë rreth 180 milje larg qytetit Lagos të Nigerisë.

Nga anija që ishte nisur nga Lagosi për në Afrikën e Jugut, piratët morën peng 15 nga 19 anëtarë të ekuipazhit turk dhe u larguan nga anija, ndërsa gjatë sulmit vranë një pjesëtar të personelit, shtetas azerbajxhanas.

Lajme të ngjashme