Todenhofer mbështet partneritetin strategjik midis Gjermanisë dhe Turqisë

Jurgen Todenhofer, udhëheqësi i Partisë “Team Todenhofer”, e cila u themelua në Gjermani më 12 nëntor, 2020, tha se ata do të mbështesnin një partneritet strategjik midis Gjermanisë dhe Turqisë.

1571208
Todenhofer mbështet partneritetin strategjik midis Gjermanisë dhe Turqisë

Jurgen Todenhofer, udhëheqësi i Partisë “Team Todenhofer”, e cila u themelua në Gjermani më 12 nëntor, 2020, tha se ata do të mbështesnin një partneritet strategjik midis Gjermanisë dhe Turqisë.

Todenhofer, 80-vjeç, një anëtar i parlamentit mes viteve 1972 - 1990 nga radhët e Partisë së Bashkimit Demokristian (CDU) prej së cilës u largua në vitin 2020 për të formuar partinë e tij, prezantoi programin e partisë së re në një konferencë shtypi në kryeqytetin Berlin.

Ai deklaroi se do të ndjekin politikën e uljes së përshkallëzimit në vend që të përballen me vendet tjera në politikën e jashtme dhe se do të përcaktojnë politikat e tyre në përputhje me interesat e Gjermanisë dhe Evropës e jo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Duke theksuar nevojën për partneritet strategjik me Turqinë dhe Rusinë, Todenhofer tha: "Nëse shikoni në pozicionin gjeo-strategjik të Turqisë në Lindjen e Mesme, ju gjithashtu e dini se ne nënvlerësojmë shumë rëndësinë e këtij vendi, të cilit ne kemi premtuar të jetë anëtar i Bashkimit Evropian për më shumë se 40 vjet. Të dy Rusia dhe Turqia mund të japin një kontribut të rëndësishëm për paqen në Evropë ".

Todenhofer, kryetari i Partisë “Team Todenhofer” bëri të ditur se janë organizuar në 16 provinca dhe se qytetarët me prejardhje turke dhe emigrantët janë pjesë e partisë së tij, ndërsa shtoi se ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në shtator 2021.



Lajme të ngjashme