Organizata terroriste YPG/PKK rrethon forcat e regjimit të Esadit

Organizata terroriste YPG/PKK, në Haseke në verilindje të Sirisë, rrethoi një zonë që i përket regjimit të Esadit.

1566896
Organizata terroriste YPG/PKK rrethon forcat e regjimit të Esadit

Organizata terroriste YPG/PKK, në Haseke në verilindje të Sirisë, rrethoi një zonë që i përket regjimit të Esadit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, organizata terroriste YPG/PKK mori kontrollin e më shumë se një pikë ushtarake që i përkiste regjimit të Esadit dhe 3 ditë më parë rrethoi zonën ushtarake të njohur si "Sheshi i Sigurisë".

Burimet deklaruan gjithashtu se organizata terroriste YPG/PKK i ka dhënë deri nesër afat regjimit të Esadit të tërhiqet nga provinca Haseke.

Në ditët e mëparshme, nën kontrollin e Rusisë, u zhvilluan negociata midis YPG/PKK dhe forcave të regjimit Esadit.

Në negociata YPG/PKK insistoi që forcat e regjimit të tërhiqen nga rrethi Haseke dhe kishte përcjellë se në rast të mos tërheqjes së forcave të Esadit do të sulmonin.

Organizata terroriste YPG/PKK më 8 janar kishte rrethuar zonën ushtarake të njohur si "Sheshi i Sigurisë" të regjimit të Esadit dhe ishte tërhequr si rezultat i nismave të Rusisë.

 



Lajme të ngjashme