Zarif kritikon ashpër homologun e tij francez Le Drian

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, i cili ka thënë se Irani po përmirëson aftësitë e tij të armëve bërthamore.

1565667
Zarif kritikon ashpër homologun e tij francez Le Drian

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, i cili ka thënë se Irani po përmirëson aftësitë e tij të armëve bërthamore.

Javad Zarif argumentoi në llogarinë e tij në Twitter se udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë nuk bënë asnjë përpjekje për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të nënshkruar midis 5 anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS i OKB) dhe Gjermanisë dhe vendit të tij në vitin 2015, i quajtur Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

"Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit jeton jo për shkak të vendeve E3, por për shkak të Iranit," tha Zarif, duke etiketuar homologun e tij francez Jean-Yves Le Drian.

Duke kujtuar se Le Drian shërbeu si ministër i Mbrojtjes mes viteve 2012-2017, Zarif tha: “I dashur koleg, ju filluat karrierën tuaj në kabinet me shitjen e armëve kriminelëve sauditë të luftës. Shmangni deklaratat qesharake për Iranin. E vërteta është se ju po destabilizoni rajonin tonë. Ndaloni mbrojtjen e kriminelëve që shkatërrojnë kundërshtarët e tyre dhe përdorin armët tuaja për të vrarë fëmijë në Jemen”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Le Drian në prononcimin e tij për “Journal du Dimanche” të shtunën tha se Irani ka zhvilluar aftësitë e tij të armëve bërthamore dhe se administrata e Teheranit dhe Washingtoni duhet "urgjentisht" të kthehen në marrëveshjen bërthamore.

Palët evropiane në marrëveshjen bërthamore, Franca, Gjermania dhe Britania, e njohur si E3, i kishin kërkuar udhëheqjes së Teheranit të përmbushë detyrimet në marrëveshjen bërthamore, duke thënë se ata ishin thellësisht të shqetësuar se Irani do të fillojë prodhimin e uraniumit metalik.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të lëshuar nga zëdhënësit e Ministrive të Jashtme të tre vendeve thuhet që prodhimi i uraniumit metalik nga ana e Iranit nuk ka besueshmëri civile dhe potencialisht ka efekte serioze ushtarake.



Lajme të ngjashme