Konflikt i përgjakshëm në Jemen
Dy ushtarë dhe 40 milicë u vranë në përleshjen midis forcave qeveritare dhe Huthive në qytetin perëndimor Al-Hudayda të Jemenit.
1565730

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase për Brigadat Amalika, Mamun al-Mahcami në një deklaratë me shkrim tha se milicët Huthi tentuan të çajnë vijat e para të frontit të forcave të qeverisë në jug të Al-Hudayda.
Sipas të njëjtës deklaratë në përleshjen e armatosur me Huthitë janë vrarë 40 milicë dhe plagosur 55 të tjerë, ndërsa nga forcat qeveritare janë vrarë 2 ushtarë dhe plagosur 10 të tjerë.
Sulmet e Huthive për të rritur tensionin në frontet jugore në Al-Hudayda minojnë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të arritur paqen në qytet.