Numri i ekstremistëve të djathtë në Gjermani shënoi rritje

Bëhet e ditur se numri i ekstremistëve të djathtë të dhunshëm të identifikuar nga njësitë e sigurisë në Gjermani është rritur në 13.300 në vitin 2020.

1559885

Në vitin 2020 numri i ekstremistëve të djathtë në vend u rrit me 1.200 krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 33.300, njoftoi gazeta gjermane “Tagesspiegel”, duke u bazuar në burimet e sigurisë gjermane.

Numri i ekstremistëve të djathtë të dhunshëm gjithashtu u rrit me 300 krahasuar me 2019 dhe arriti në 13.300.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2020, 9 persona u vranë dhe 283 u plagosën si pasojë e dhunës së ekstremit të djathtë.

Numri i mbështetësve të organizatës "Reichsburger", i monitoruar nga Agjencia e Mbrojtjes së Kushtetutës, që është shërbimi i inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, është rritur me 1.000 njerëz dhe arriti në 20.000.

Në lajm gjithashtu bëhet e ditur se njësitë e sigurisë do të lëshojnë shifra të sakta në mars.

Lajme të ngjashme