Etiopi – Në një sulm të armatosur humbin jetën dhjetëra civilë

Në provincën Benishangul Gumuz në perëndim të vendit, dhjetëra civilë u vranë kur grupe të armatosura sulmuan një fshat.

1550957
Etiopi – Në një sulm të armatosur humbin jetën dhjetëra civilë

Etiopi, grupet e armatosura kanë vrarë shumë civilë në një sulm të kryer ndaj një fshati.

Në provincën Benishangul Gumuz në perëndim të vendit, dhjetëra civilë u vranë kur grupe të armatosura sulmuan një fshat.

Një ditë pas vizitës së Kryeministrit Abiy Ahmed, sulmuesit shënjestruan një fshat në provincën Metekel, duke vrarë shumë njerëz, njoftoi agjensia e lajmeve “Amhara” (AMMA).

Dëshmitarët okularë lokalë thanë se sulmuesit, të cilët nuk janë identifikuar ende, hapën zjarr rastësisht në fshat, duke u dhënë flakë shtëpive.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed, në postimin në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se siguria në rajon do të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur dhe ata që janë përgjegjës do të kapen dhe dorëzohen para drejtësisë.

"Pas sulmit në Benishangul Gumuz forcat e sigurisë u dërguan në rajon në mënyrë që të vendosin sigurinë," tha Kryeministri Ahmed.

Duke dërguar një mesazh ngushëllimi për të afërmit e atyre që humbën jetën në sulm, Ahmed deklaroi se sulmet ndaj civilëve janë çnjerëzore.

"Qëllimi i armiqve tanë është të shpërbëjnë fitoren tonë kundër juntës, por ata nuk do të kenë sukses," tha Ahmed.

Ndërkaq disa media lokale raportuan se numri i të vdekurve ishte mbi 90.

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed në Metekel, të cilin ai e vizitoi ditë më parë, premtoi t’i japë "fund konflikteve etnike dhe dhunës në rajon”.

Qeveria argumenton se Fronti Rebel i Çlirimit të Popullit Tigray (TPLF) është përfshirë në këtë sulm dhe se kundër kësaj organizate kanë filluar një operacion ushtarak në veri të vendit, ku dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur dhe janë përshkallëzuar tensionet në muajt e fundit.



Lajme të ngjashme