Ministri gjerman i skandalizuar nga kushtet në kampin e refugjatëve në Greqi

Ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Muller kritikoi kushtet në kampin e përkohshëm të refugjatëve “Karatepe” në ishullin grek të Lesbos.

1548599
Ministri gjerman i skandalizuar nga kushtet në kampin e refugjatëve në Greqi

Ministri gjerman i Zhvillimit, Gerd Muller kritikoi kushtet në kampin e përkohshëm të refugjatëve “Karatepe” në ishullin grek të Lesbos.

Ministri Muller, në një deklaratë të bërë për gazetën “Passuer Neuer Presse”, deklaroi se ai ka vizituar gjithashtu kampet e refugjatëve në veri të Irakut dhe në jug të Sudanit, por asnjë prej tyre nuk ishte në kushte aq të këqija sa ato në ishullin Lesbos.

Duke deklaruar se në kamp të planifikuar për 3 mijë njerëz në Greqi ka dhjetëra mijëra njerëz, Muller tha: “Kampi i sapokrijuar “Karatepe” nuk është i mirë. Mjekët pa Kufij u desh të fillonin një fushatë vaksinimi tetanozi për foshnjat që minjtë kafshonin në çadra të lagura. Këto janë kushte të tmerrshme në mes të Evropës."

Duke iu referuar fëmijëve të lindur në kampin “Moria” Muller tha: "Unë bisedova me gratë afrikane që u përdhunuan gjatë arratisjes dhe ishin ulur në tokë duke pritur lindjen e fëmijëve të tyre. Nuk kishte asnjë higjienë dhe asnjë mbështetje mjekësore. Asnjë jetë nuk duhet të fillojë në këtë mënyrë”.

Duke theksuar se fëmijët nuk kanë mundësi të shkojnë në shkollë, ministri gjerman tha: "Nëse situata nuk ndryshon, një brez i humbur do të arrijë në mes të Evropës".

Duke deklaruar se ai u trondit nga zjarri në Kampin Moria në muajin shtator, Müller tha: "Ishte e parashikueshme. Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) vuri në dukje situatën dramatike atje 2 vjet më parë. Por asgjë nuk u bë".

Duke deklaruar se problemi i refugjatëve nuk duhet të zgjidhet në kampe ose në Gjermani, por në vendet nga vijnë këta njerëz, Müller kërkoi që investimet të bëheshin në këto vende.

Kampi i refugjatëve Moria në Lesbos në Greqi, i cili është vazhdimisht në rendin e ditës me kushte të këqija, u bë i papërdorshëm si pasojë e zjarreve që filluan në pika të ndryshme në 9 Shtator.

Shumica e refugjatëve që ishin shpërndarë në ishull pas zjarrit u vendosën në një kamp të përkohshëm në Karatepe.



Lajme të ngjashme